
Luis Suarez është pezulluar për gjashtë ndeshje në Leagues Cup pas një incidenti në finalen e këtij turneu, ku ai pështyu një pjesëtar të stafit të Seattle Sounders.
Kjo është vetëm një pjesë e një serie pezullimesh që kanë prekur edhe lojtarë të tjerë të Inter Miami, përfshirë Sergio Busquets (2 ndeshje) Steven Lenhart (5 ndeshje) dhe Tomas Aviles (3 ndeshje), të cilët janë ndëshkuar për sjellje të dhunshme.
Në përfundim të ndeshjes që Inter Miami humbi, situata u bë kaotike, me Busquets i cili goditi Obed Vargas, një mesfushor të Sounders, madje edhe Aviles u përfshi në një konfrontim fizik.
Përveç pezullimeve, të katër futbollistët janë ndëshkuar gjithashtu me gjoba financiare dhe nuk mund të marrin pjesë në ndeshjet e Leagues Cup deri në përfundimin e sanksioneve.