Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Për Milanin është normale finalja e Kupës së Italisë”, Conceicao: Ndeshja e nesërme më e rëndësishmja

Shkruar nga NEWSPORT
“Për Milanin është normale finalja e Kupës së
Sergi Conceicao

Interi dhe Milani do të dalin në fushë mbrëmjen e nesërme në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Përballja e parë është mbyllur në barazim me shifrat 1-1. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka dalë në konferencë për shtyp për media.

“Fillimisht diçka për Papa Françeskun. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, do të na mungojnë fjalët dhe vështrimi i tij.

Ndeshja e nesërme është thelbësore për ne, ne duam të fitojmë dhe t’u japim tifozëve këtë titull të madh. Jam i vetëdijshëm se ndeshja e nesërme është më e rëndësishmja.

Ne duhet të bëjmë punën tonë, është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë. Për një klub historik si Milani duhet të jetë normale të arrijë në finalen e Kupës së Italisë”, shprehet Conceicao.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga