Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Pas 16 vitesh them se ka mbaruar, ndihem krenar", futbollisti boshnjak i jep fund me kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
"Pas 16 vitesh them se ka mbaruar, ndihem krenar", futbollisti
Edin Dzeko & Miralem Pjanic

Miralem Pjanic i ka dhënë fund kontributit të tij në kombëtaren e Bosnjes dhe Hercegovinës. Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. Kujtojmë që 34-vjeçari ka luajtur plot 115 ndeshje me përfaqësuesen e tij, duke shënuar 17 gola.

“Pas 16 vitesh me Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të pamasë dhe kënaqës them, mjaft është mjaft. Kam luajtur 155 ndeshje, kam përjetuar kaq shumë gëzim, duke shkuar në Kupën e Botës. Ishte e gjitha një ëndërr që kisha si fëmijë i vogë, që u bë realitet. Gjithmonë kam veshur fanellën e vendit tim me dashuri dhe krenari , kam luajtur për popullin tim, për tifozët tanë besnikë në mbarë botën.

Faleminderit të gjithë trajnerëve, stafit mjekësor që na mbështetën në këtë rrugëtim. Faleminderit atyr që më ndihmuan të arrij ëndrrën time dhe të luaj për vendin që dua. Mirënjohje e madhe shkon për prindërit e mi dhe gjithë familjen. Kanë qenë forca dhe mbështetja ime gjatë gjithë kohës. Në çdo klub ku kam luajtur kam qenë një boshnjak krenar, gjithmonë kam tentuar të jem model për fëmijët e mi, duke shpresuar se ata të luajnë një ditë për klubet më të mëdha në botë.

I uroj Kombëtares gjithë të mirat në të ardhmen. Sergej, mjeshtër, të uroj gjihtë të mirat, ishe modeli im. Na çove shumë lart, shpresoj të na çosh sërish në rrugën e suksesit. Të dua Bosnja ime!”, shkruan Pjanic në profilin e tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga