
Lionel Messi
Lionel Messi kontribuoi me gol në fitoren e Inter Miami ndaj Atlantës me shifrat 2-1 në javën e 4-t të Major League Soccer. Megjithatë, 37-vjeçari do të jetë jashtë për sfidat e radhës me kombëtaren e tij.
Pak minuta më parë, Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat ndaj Uruguait dhe Brazilit të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Në këtë listë, mungon numri 10 i përfaqësueses. Messi pësoi një lëndim mbrëmjen e djeshme në fitoren e Inter Miami, kjo ka bërë që 37-vjeçari të mbetet jashtë sfidave kualifikuese. Një humbje e madhe kjo për Argjentinën që përballet me dy rivale të forta.
Poll