Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Nuk është shaka, po e mendoj seriozisht”, Totti për rikthimin në fushë: Vitin e ardhshëm mund të ndodhë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk është shaka, po e mendoj seriozisht”, Totti për
Francesco Totti

Legjenda e Romës dhe ish-fituesi i Kupës së Botës, Francesco Totti mund të rikthehet në fushën e lojës. Ndaj tij javët e fundit raportohet se ka interesime nga 1 apo 2 ekipe në Serie a, të cila janë të interesuara për shërbimet e tij.

Në lidhje me diçka të tillë ka folur sërish legjenda verdhekuq, ndërsa ka theksuar se nuk ka 1 apo dy ekipe dhe lajmet për rikthimin e tij në futboll nuk janë shaka, diçka të tillë po e mendon seriozisht. Ndër të tjera ka theksuar se gjithçka mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Nuk është shaka, gjithçka e kam marrë seriozisht, nuk ka 1 apo 2 ekipe. Të shohim se çfarë do të ndodhë, kush e di se çfarë do të na sjellë viti i ardhshëm”, ka theksuar italiani.

Kujtojmë se Totti doli në pension në vitin 2017, në moshën 40-vjeçare, pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Roma, duke bërë 786 paraqitje për klubin italian. Bëri debutimin e tij si 16-vjeçar në vitin 1993 dhe shënoi 307 gola për verdhekuqtë në të gjitha garat.

Pasi vari këpucët në korrik 2017, Totti u bë drejtor në klub, por e mbajti këtë rol vetëm dy vite. Ai bëri 58 paraqitje në nivel ndërkombëtar  me Italinë dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në 2006.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga