Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk e mësoi kurrë për vdekjen e të birit, ndërron jetë në moshën 101 vjeçare nëna e Pele

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk e mësoi kurrë për vdekjen e të birit, ndërron
Celeste Arantes - Pele

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare nëna e Pele, Celeste Arantes. Ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në spital, aty ku më pas ndërroi edhe jetë. Nuk dihet ende se cili ishte shkaku që i mori jetën nënës së të ndjerit Pele.

Lajmin e ka bërë të ditur Konfederata e Futbollit Brazilian,ndërsa i shpehin ngushëllime familjarëve. Arantes nuk mësoi kurrë për vdekjen e legjendës së futbollit, me Pele që ndërroi jetë më 29 dhjetor të vitit 2022.

 “Ndjenjat e sotme janë të përziera. Me keqardhje njoftojmë largimin e ‘Celestinha”, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona”, njoftoi fondacioni i PELE.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga