
Tashmë është e sigurt, Kyle Walker alker do të largohet nga Manchester City këtë merkato janari. Mbrojtësi anglez do të vazhdojë karrierën në Serie A me fanellën e Milanit.
Përsa i përket këtij largimi të kapitenit, trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola ka folur për mediat pas sfidës ndaj Ipswich. “Nëse Ibrahimovic ka thënë se Walker mund të luajë kudo në çdo ekip, nuk jam i sigurt për këtë”, shprehet spanjolli duke mos patur besim për një ecuri pozitive të mbrojtësit 34-vjeçar në Milano.
Kuqezinjtë e presin sonte në mbrëmje Walkerin në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për tu zyrtarizuar. Milani do ta marrë lojtarin fillimisht në janar në formë huazimi prej 1 milionë euro, më pas ka të drejtën e blerjes për 4-5 milionë euro.