Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nis “lufta” mes Realit dhe Federatës, reagon ashpër Presidenti Tebas kundër madrilenëve

Shkruar nga NEWSPORT
Nis “lufta” mes Realit dhe Federatës, reagon ashpër
Javier Tebas

Një skenar vërtet i bujshëm mund të ndodhë në orët e ardhshme. Real Madridi, pas një dite të shënuar nga polemika të pafundme, mund të vendosë të mos dalë në fushë nesër në mbrëmje në “La Cartuja” të Seviljes, ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Në mes të kësaj polemike të paprecedentë, Javier Tebas (presidenti i La Liga-s dhe nënkryetari i Federatës Spanjolle të Futbollit), publikoi një postim në llogarinë e tij zyrtare X në të cilën sulmoi ashpër Florentino Perez-in dhe Real Madridin, pa i përmendur në mënyrë eksplicite:

"Ky nuk është futboll, është çështje e pushtetit. Konferencë për shtyp, anashkalon stërvitjen në La Cartuja, injoron ceremonitë zyrtare të finales së Copa del Rey dhe nxjerr lajmin se nuk do të marrë pjesë në finale. Sa prekëse. Nuk proteston, ushtron presion. Nuk ankohet, kërcënon.

Ai nuk është dakord, ai ndëshkon. Ai nuk dëshiron të përmirësojë futbollin, ai dëshiron futbollin e tij. Dhe më e keqja nuk është se ai përpiqet, më e keqja është se shumë e lejojnë ta bëjë këtë, e kënaqin dhe e ndihmojnë", ka shkruar Tebas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga