
Dita e sotme është e mbushur me ndeshje mjaft spektakolare të cilat marrin vëmendjen e tifozëve. Kështu nga Premier League, Bundesliga, La Liga, Serie A dhe Ligue 1, disa prej ekipeve “big” do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave.
Kështu në Premier League do të luhen 6 takime, ku Tottenham – Ëesrt Ham starton në orën 13:30, teksa vëmendjen e merr dueli mes Manchester United – Brentford në orën 16:00 dhe Bournemounth – Arsenal në orën 18:30.
Në Ligue 1 do të jetë radha e PSG-së për të kërkuar fitoren. Parizienët do të sfidojnë Strasbourg në orën 21:00, ndërkohë në orën 17:00 do të luhet Brest –Renne, ndërsa në orën 19:00 sfidohen St.Etienne – Lens.
Edhe në Bundesligë ka duele interesante, ku ekipet pretendente për titull do të kërkojnë rezultat pozitiv. Në orën 15:30 do të sfidohen mes tyre Bayer Leverkusen – Eintracht Frankfurt, Freiburg – Augsburg apo mainz – Leipzig. Ndërkohë në orën 18:30 do të jetë rradha e Bayern Munich për të sfiduar Stuttgart në “Allianz Arena” .
Në Italia spikasin duelet Milan – Udinese që luhet në orën 18:00 në :San Siro” dhe sfida Juventus – Lazio në orën 20:45, që zhvillohet në “Allianz Stadium”.
Ndërkohë në La Liga të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga celta Vigo – Real Madrid, ku madrilenët në orën 21:00 do të kërkojnë fitoren.


