Kanë përfunduar 5 sfidat e pasdites, të vlefshme për raundin e dytë të Nations League. Në këto 5 ndeshje, janë shënuar 8 gola.
Danimarka mposhti pa probleme Serbinë, me rezultatin e pastër 2-0. Golin e parë e shënoi Gronbaek, ndërsa të dytin Poulsen realizoi supergol me roveshatë. Në krahun tjetër, Luksemburgu u mposht 0-1 nga Bjellorusia.
Dy golat e Danimarkës
Në ndeshjet e tjera, Bullgaria fitoi 1-0 ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa Azerbajxhani nuk rezistoi në transfertën sllovake, duke pësuar disfatë 2-0. Kurse, Gjibraltar fitoi 2-1 me Lihtenshtejnin.
Poll