Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Messi flet për penalltinë e humbur: Isha i bindur për ta goditur si panenka, u nervikosa

Shkruar nga NEWSPORT
Messi flet për penalltinë e humbur: Isha i bindur për ta goditur
Lionel Messi

Argjentina ia doli të kualifikohej në gjysmëfinalen e Copa America, teksa mposhti Ekuadorin. Kampionët e Botë u treguan të saktë nga “ruleta ruse”, pasi koha e rregullt mes dy ekipeve përfundoi 1-1.

Lionel Messi u bë protagonist në ktë sfidë, me kapitenin që humbi penalltinë, të cilën preferoi ta gjuante në stilin panenka. Por pavarësisht kësaj Argjentina ia doli të kualifikohej falë portierit, i cili bëri pritje fantastike.

Pas kësaj sfide ka folur “Pleshi”, i cili ka theksuar se u nervozua shumë kur humbi penalltinë. Ndër të tjera theksoi se ishte pak i frikësuar nga dëmtimi, por fatmirësisht gjithçka shkoi siç duhet.

“Penalltia e humbur? Isha i bindur për ta goditur në atë mënyrë (panenka). Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares. Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë. Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.

Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”, ka theksuar Messi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga