Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Martin Odegaard jep lajmin e keq para sfidave të Nations League: Trupi im ende nuk më përgjigjet

Shkruar nga NEWSPORT
Martin Odegaard jep lajmin e keq para sfidave të Nations League: Trupi im
Martin Odegaard

Nuk është koha për t’u rikthyer në kombëtare Martin Odegaard. Lojtari i Arsenal është i pafat, pasi nuk do të mund të japë kontributin e tij në 2 sfidat e fundit të Nations League që Norvegjia do të luajë ndaj Sllovenisë dhe Kazakistanit.

“Pas diskutimeve me stafin mjekësor të ekipit kombëtar, për fat të keq kemi ardhur në përfundimin se situata nuk është mjaft e mirë për të luajtur këto ndeshje.

Kam kaluar një periudhë të gjatë stërvitore dhe kur nuk je stërvitur në futboll për nëntë javë është e natyrshme që të mos jesh ende 100%. Më duhet të dëgjoj trupin tim, të përfundoj këtë proces rikuperimi dhe kthehet në formë të mirë”, ka deklaruar norvegjezi.

Siç dihet futbollisti është prej disa javës i dëmtuar dhe vazhdon ende rikuperimin. 25-vjeçari do të jetë një mungesë e rëndësishme për Norvegjinë në këto 2 takime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga