Sfida e djeshme mes Altetico Madrid dhe Barcelonës, u mbyll me rezultatin 1-3, e vlefshme për raundin e 19-të të La Ligës. Një tjetër humbje për ndeshjet e luajtura në stadiumin “Camp Nou” i shtohet listëts së “disfatave” të trajnerit të Atleticos, Diego Simeone.
Në këto kushte tekniku argjentinas Simeone, ka arritur të vendos një rekord të ri sa i takon humbjeve, pasi ka kaluar shumë kohë që kur ekipi i tij ka marrë 3 pikët në fushën e blertë, të “Camp Nou”.
Nën drejtimin e 55-vjeçarit, Atletico Madrid nuk ka fituar pikët e plota. Ku në 17 ndeshjet e luajtura ka shtatë barazime dhe dhjetë humbje.
Shifër kjo e cila ja kalon edhe trajnerit të kombëtares së Meksikës, Javier Aguirre i cili kishte 16 ndeshje të humbura.
