Leon Goretzka
Leon Goretzka mund të largohet nga Bayern Munich që në merkaton e janarit. Mesfushori 30-vjeçar duket se ka krisur marrëdhëniet me klubin bavarez dhe kërkon aventurë të re.
Megjithatë, ofertat për gjermanin nuk mungojnë. Napoli dhe Juventus janë dy ekipet që kanë shfaqur interes më të fortë për shërbimet e 30-vjeçarit, të cilit i duhet ende kohë për të vendosur.
Kujtojmë se vlera e Goretzkës është 15 milionë euro, ndërsa kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2026. Për të mos e humbur falas, Bayern do të kërkojë sa më shpejt një blerës për gjermanin.
Poll
