Francë 3 – 5 Spanjë (Millot 12', Olise 78', Mateta 93' / Fermin Lopez 18', 25, Baena 28', Camello 100', 121')
Pasi triumfoi në Euro 2024, Spanja është shpallur kampione edhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Spanjollët ia dolën që të mposhtnin në finale Francën me rezultatin 3-5.
Golat për “Furinë e Kuqe” u shënuan dy nga Fermin Lopez, Baena dhe dy të tjerë Camello. Ndërsa për “Gjelat”, autorët e golave ishin, Millot, Olise dhe Mateta. Një ndeshje perfekte nga Spanja, të cilët u gjendën si fillim në disavantazh, por më pas përmbysën gjithçka.
Një fitore që le shije mjaft të ëmbël, me Spanjën që fiton një tjetër finale pas asaj të Europianit në korrik. Të pandalshëm në futboll momentalisht, spanjollët bëjnë krenarë edhe një herë tjetër popullin e tyre.
Golat:
121' GOL! Camello shënon të dytin personal dhe të pestin për Spanjën.
100' GOL! Camello rikthen Spanjën në avantazh.
90+3' GOL! Mateta barazon gjithçka.
78' GOL! Olise dërgon shifrat në 2-3.
28' GOL! Baena shënon golin e 3-të për Spanjën.
25' GOL! Fermin Lopez përmbys ndeshjen.
18' GOL! Talenti i Barcelonës, Fermin Lopez rikthen baraspeshën.
12' GOL! Millot kalon Francën në avantazh falë gabimit të portierit spanjoll.