
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë futbollin prej vitesh tashmë një nga sportet më të bukura. Talenti i tyre ka bërë diferencën, ndërsa rivaliteti ka qenë i madh.
Argjentinasi ka folur për këtë raport, pas mesazheve mirënjohëse dhe respektin që portugezi shprehu ditë më parë për rivalin e tij më të madh. Pavarësisht rivalitetit, dyshja gjithmonë kanë ruajtur respekt për njëri -tjetrin.
Messi deklaron se e respekton shumë Ronaldon për atë që jep në fushë. Nuk janë miq, por gjithmonë janë munduar të bëjnë më të mirën për ekipet e tyre.
“Kam shumë respekt dhe shumë admirim për Cristiano Ronaldon… dhe për karrierën që ai ka pasur dhe vazhdon të ketë. Cristiano është ende duke luajtur ende në nivelin më të lartë.
Konkurrenca me të ishte në fushë, por secili prej nesh donte të bënte më të mirën për ekipin tonë. Ishte e qartë se gjithçka ka qenë gjithmonë vetëm në fushë.
Jashtë fushës, ne jemi vetëm dy njerëz normal. Nuk jemi miq pasi nuk kalojmë kohë bashkë, por gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin me shumë respekt”, ka theksuar kapiteni i Argjentinës.
View this post on Instagram