
Lautaro Martinez
Argjentina vazhdon të “korrë” fitore në Copa America. Kampionët e Botës morën një tjetër 3 pikësh të rëndësishmë në këtë turne, teksa këtë herë mposhtën Perunë me shifrat 2-0.
Protagonisti absolut i këtij dueli ishte Lautaro Martinez. Sulmuesi i Interit ishte vendimtar me dopietën e tij, ku shënoi në minutën e 47 dhe 86. Pas kësaj fitoreje Argjentina e mbyll grupin në vendin e parë me 9 pikë.
Ndërkohë nga ana tjetër fitore Kanadaja dhe Kili nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre. Nga një pikë për të dyja ekipe, me kanadezët që kualifikohen për në fazën tjetër të Copa America si dytë i Grupit A me 4 pikë, teksa Kili eliminohet dhe e mbyll këtë fazë në vend të tretë me 2 pikë.
Poll