
Trent Alexander Arnold
Tashmë edhe zyrtarisht Trent Alexander Arnold do të jetë futbollisti më i ri i Real Madrid. Palët ditën e sotme kanë nënshkruar kontratën mes tyre për 6 vitet e ardhshme.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi madrilen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Anglezi kështu bëhet transferimi i parë për “Los Blancos” në “epokën” e Xabi Alonsos.
26-vjeçari do të bëhet menjëherë pjesë e spanjollëve, madje do të jetë i gatshëm për Alonson edhe në Botërorin e Klubeve. Për të bërë të mundur diçka të tillë, Reali ka paguar te Liverpool që futbollisti të mund të luajë me madrilenët në kampionatin botëror të klubeve, pasi anglezin i përfundonte kontrata me "The Reds" në fund të qershorit.
View this post on Instagram
Poll