Julian Alvarez është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Kampioni i botës me Argjentinën, vendosi të mbyllte aveturën e tij te Manchester City, për të nisur një të re në La Liga.
Alvarez i bashkohet kështu Atleticos, me të cilët ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. Në krahun tjetër, klubi spanjoll ka shpenzuar 75 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa 20 të tjera do t’i paguajë në formë bonusesh, një total prej 95 milionësh.
Sulmuesi 24-vjeçar nuk gjeti hapësirat që dëshironte te City, duke pasur një rival për fanellën e titullarit si Erling Haaland. Pas aventurave në Argjentinë me Atalaya dhe River Plate, Alvarez e mbyll kështu edhe me Cityn për të nisur një eksperiencë të re në Spanjë.