Një ndër lëvizjet e cila bëri më shumë bujë dhe ofroi dhe shumë reagime pasuese, ishte ajo e mesfushorit Dro Fernandez.
18-vjeçari i cili aktualisht luan për Barcelonën, shprehu dëshirën që të largohej nga ekipi dhe t’i bashkohej PSG. Një vendim i cili përveç trajnerit Hansi Flick, ka surpizuar edhe presidentin e klubit, Joan Laporta.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi Laporta është shprehur se për ta ishte e papritur, pasi më herët mes tyre kishin arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Gjë e cila në fakt u përmbys në një kohë shumë të shpejtë pasi agjenti i Fernandezit i ka telefonuar duke iu thënë se futbollisti kishte ndryshuar mendje.
Ndër të tjera presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta ka pranuar se për ta ka qenë një situatë e pahijshme.
“Largimi i Dros më habiti. Ne patëm një marrëveshje që ai të zgjaste kontratën në moshën 18 vjeç, pastaj agjenti i tij tha se në fund ai e ndryshoi mendjen. Ka qenë një situatë jo e hijshme”, ka thënë 63-vjeçari.

