Klubi katalanas ka deklaruar se lojtari i tyre, Ansu Fati ka mbetur jashtë fushës për katër javë. Kjo si pasojë e një lëndimi në këmbë. Futbollisti ka kohë që vuan dëmtimet të cilat duket se po i prishin karrierën.
Përfaqsuesi i kombëtares spanjolle ka dal në skenë në vitin 2019 dhe që atëherë vrazhda e dëmtimeve të gjata e kanë shoqëruar prej kohësh. Fati ka marrë shqetësim në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes me Barcelonën. Jashtë ekipit “Blaugrana” do të mbesë për rreth 1 muaj afërsisht.
Spanjolli do të humbasë ndeshjen në Champions kundër surprizës Brest, si dhe në La Liga kundër Las Palmas, Real Betis dhe Celta Vigos. Yamal që “theu” rekordin e Ansu-s si golashënuesi më i ri në historinë e Barçës është jashtë po ashtu prej problemit me kyçin e këmbës.