Edhe pse Real Madrid është stabilizuar në rezultate, egoja e presidentit Florento Perez dhe pritshmërit e tifozëve madrilen nuk kënaqen, nëse nuk fitohet trofe. Rasti i “artë” për trajnerin Xabi Alonso të bind është Superkupa e Spanjës.
“Galaktikët” luajnë nesër gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid dhe nëse ia dalin, do të përballen me fituesin e çiftit Barcelona – Athletic Bilbao në finalen e madhe.
Sipas raportimeve të fundit nga prestigjiozja “AS”, bëhet e ditur se Perez i ka vendosur ultimatum trajnerit Alonso, lojë pozitive dhe triumf në Superkupë, përndryshe nuk ka “shpëtim”, e përkthyer me shkarkim të menjëhershëm nga posti i “timonierit” te Reali.
????????| BREAKING: Real Madrid see the Supercopa as Xabi Alonso’s final test. ⚪????????
— CentreGoals. (@centregoals) January 7, 2026
If he fails to win or impress the club hierarchy with performances, he is expected to be dismissed.
[@diarioas] pic.twitter.com/9WeTBUjw3m
