Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Mallorca po fiton në shtëpi përballë Rayo Vallecano. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të LaLiga, është momentalisht 2-0.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi të dy golat e sfidës deri më tani. Si fillimi, “pirati” shënoi në minutën e 36-të, ndërsa për golin e dytë personal mendoi 4 minuta më vonë.
Kështu, shqiptari shkon në kuotën e 21 golave në kampionat. Në këto kushte, Muriqi “kërcënon” hapur Kylian Mbappe, i cili mban kryesimin me 23 gola të shënuar.
Goli i parë i Muriqit
Goli i dytë i Muriqit
Poll
