
Tashmë edhe zyrtarisht Kylian Mbappe është futbollist i Real Madrid. Sulmuesi para pak minutash ka firmosur kontratën me madrilënët, me palët që kanë firmosur për 5 vite.
25-vjeçari fillimisht iu nënshtrua vizitave mjekësorë, ku më pas erdhi dhe firma. Mbappe do të mbajë numrin 9 në fanellë te “Los Blancos”.
Florentino Perez e prezantoi Mbappen, i cili pa nga afër edhe trofetë e fituar nga Real Madrid ndër vite. Mijëra tifozë janë në stadium dhe jashtë “Santiago Bernabeut”, që janë mbledhur për kapitenin e Francës.
Mbappe prite të debutojë me madrienët me 14 gusht kundër Atalantës në Varshavë të Polonisë, teksa stërvitjen me "Los Blancos" do ta nisë me 6 gusht.
???? KYLIAN MBAPPÉ HAS SIGNED HIS REAL MADRID CONTRACT! pic.twitter.com/6BwvoPbxfx
— TC (@totalcristiano) July 16, 2024