Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Sot është dita e Mbappe, sulmuesi zbarkon në Madrid për prezantimin spektakolar në “Santiago Bernabeu”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sot është dita e Mbappe, sulmuesi zbarkon në Madrid
Kylian Mbappe

Sot padiksutim është dita e Kylian Mbappe. Francezi do të prezantohet te Real Madrid.  Ceremonia e prezantimit do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, duke filluar nga ora 12:00.

Mëngjesin e sotëm Mbappe zbriti nga një automjet privat dhe hyri në klinikën Sanitas në La Moraleja, duke filluar kështu ditën e parë si madrilen. Një numër i lartë tifozësh po e prisnin, teksa nuk mungoi as një përshendetje nga futbollisti ndaj tyre.

Kapiteni i Francës do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet. Një organizim spektakolar është organizuar për të pritur sulmuesin, teksa shkallët e stadiumit do të mbushen plot. 25-vjeçari do të nisë kështu aventurën e tij te madrilenët, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

Nuk ka mbetur as edhe një biletë, të dielën pas mesditës, janë shitur të gjitha. Më shumë se 80,000 tifozë madrilenë do të mbushin stadiumin sot. Mes tyre, rreth 200 të rinj nga Inspired by KM, Fondacioni i lojtarit. Udhëtimi i tyre është paguar nga vetë Kylian. Mbappe te Reali siç dihet do të mbajë fanellën me numrin 9-të. sulmuesi me “Los Blancos” ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga