Lamine Yamal kundër Real Sociedad
Barcelona dështoi të dilte me pikë nga “San Sebastian” kundër Real Sociedad, duke u mposhtur 1 – 2. Një humbje që “dhemb” për Barçën, teksa Real Madrid afrohet në krye të tableës me 1 pikë diferencë, pas 20 javësh.
Talenti i katalanasve Lamine Yamal, ishte “urgan” ndaj Sociedad, por fati dhe portieri Remiero i “mohuan” golin.
Po qarkullon masivisht në rrjetet sociale momentin kur Yamal merr topin nga Fermin Lopez në mesfushë dhe më pas merr “zvarr” çdo rival që i doli përpara, minuta e 17-të. Një “skenë” e tillë ishte “harruar” te Barcelona, që nga koha e Leo Messit.
Poll
