Marcos Alonso & Lamine Yamal
Barcelona ka fituar në shtëpi përballë Celta Vigo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të LaLiga-s spanjolle. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Spotify Camp Nou”, përfundoi 1-0.
Ishte sulmuesi i talentuar spanjoll, Lamine Yamal ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Ai e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të të sfidës, me anë të një penalltie.
Kështu, katalanasit “blindojnë” kreun me 82 pikë, 9 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Në krahun tjetër me 44 pikë, Celta Vigo mban vendin e 7-të në tabelën e renditjes.
Goli i Yamal (Barcelona 1-0 Celta Vigo)
Poll
