Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U shkarkua nga Joan Laporta, Xavi Hernandez reagon në rrjetet sociale: Nuk ishte e lehtë, por jam krenar

Shkruar nga NEWSPORT
U shkarkua nga Joan Laporta, Xavi Hernandez reagon në rrjetet sociale: Nuk
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez ditën e djeshme u njoftua zyrtarisht për shkarkimin e tij nga skuadra e Barcelonës. Joan Laporta vendosi që të ndajë rrugët me spanjollin, i cili ditën e nesërme do të luajë ndeshjen e fundit me katalanasit.

Dita e djeshme për të nuk ka qenë aspak e lehtë, ndërsa mes një grumbull emocionesh ka mundur të reagojë në rrjetet sociale. 44-vjeçari ka vetëm falenderime për të gjtihë familjen blaugrana, ndërsa thekson se për të nuk është kurrë e lehtë të largohet nga klubi i jetës. Ndër të tjera nënvizzoi se tashmë do të jetë një tifoz më shumë për Barçën dhe se për të do të jetë gjithmonë i gatshëm të sakrifiojë gjithçka.

“Të dashur blaugrana, të dielën do të përfundojë aventura ime në stolin e Barçës. S’është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por jam shumë krenar. Largohem pas dy vitesh e gjysmë në krye të një ekipi që ka qenë si një familje e dytë.

Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar në çdo moment të njëjtin vlerësim si gjatë kohës sime si futbollist. Duke filluar nga e diela, unë do të jem një tifoz më shumë në tribuna, qoftë tani në ‘Estadi Olímpic’ ose pas disa muajsh në ‘Nou Camp Nou’. Sepse para se të jem lojtar apo trajner, jam tifoz i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin e jetës sime, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion.

Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe një staf spektakolar. Falë të gjithëve ne kemi arritur objektivat e vendosura, duke kulmuar vitin e kaluar me titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës. Këtë sezon gjërat s’kanë shkuar ashtu siç dëshironim, por ne kemi shkuar më lart dhe përtej dhe kemi ndihmuar një brez të ri të futbollistëve të rinj të ‘La Masia’-s të rritet, të cilët emocionojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës.

 Faleminderit shumë të gjithëve. Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, presidentin, Bordin Drejtues, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë një udhëtim gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë”, shkruan Xavi.

Kujtojmë se ditën e nesërme Barça do të luajë në transfertë ndaj Sevillas, sfidë që do të startojë në orën 21:00. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Xavit në stolin e katalanasve.

Këtë sezon Barcelona renditet në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimti me 82 pikë, 12 më pak se Real Madrid. Në këtë sezon Xavi ai doli që në kampionat em Barçën të siguronte 25 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga