Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U rikthye nga pensionimi vetëm për Barcelonën, klubi surprizon me vendimin për Wojciech Szczesny

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye nga pensionimi vetëm për Barcelonën, klubi surprizon me
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny u rikthye nga pensionimi vetëm për skuadrën e Barcelonës. Klubi katalanas në emergjencë për një portier pas dëmtimit të Andre ter Stegen, gjeti zgjidhje te polaku.

35-vjeçari pasi i dha fund futbollit të luajtur pas largimit nga Juventusi, vendosi të riveshë sërish dorezat dhe të vihej mes shtyllave, këtë herë për të mbrojtur portën e Barçës.

Palët nënshkruan për deri në fund të sezonit, ndërsa tashmë duket se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë të paktën edhe për një sezon tjetër. Paraqitjet e Szczesnyt me spanjollët kanë bindur drejtuesit, të cilët pavarësisht rikthimit të Ter Stegen nga dëmtimi, duan të mbajnë edhe polakun.

Gjithçka po bëhet gati për kontratën e re mes palëve dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi detajet. Në aventurën e tij të parë te Barça, polaku luajti titullarë në shumicën e ndeshjeve, ndërsa në fushë ka qenë në 30 sfida.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga