Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U mposhtën nga Girona, Xavi: Kemi zhvilluar ndeshje të mira edhe ndaj Realit, por në fund jemi mposhtur

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Girona, Xavi: Kemi zhvilluar ndeshje të mira edhe ndaj
Xavi Hernandez

Barcelona u mposht 4-2 nga Girona në La Liga, me këto të fundit që mbajnë tashmë vendin e dytë në kampionat. Një humbje që sigurisht nuk ka lënë shije të mirë te katalanasit.

Xavi Hernandez ka theksuar se skuadra e tij ka luajtur më mirë ndaj Gironas e Real Madrid në katër ndeshjet e këtij sezoni, por nuk kanë arritur për të fituar.

“Kjo nuk është e lehtë për t’u tretur, por ne duhet të rikuperojmë ekipin. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra: të konkurrojmë më mirë, veçanërisht kur e kemi lojën në duart tona. Ne kemi qenë superiorë në katër ndeshjet kundër dy Gironas dhe Realit që janë mbi ne në tabelën e La Liga. Por kjo nuk reflektohet në rezultat. Prandaj, ne duhet të përmirësohemi shumë”, përfundoi timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga