
Hansi Flick ka folur pas disfatës që Barcelona e tij pësoi në kampionat përballë Atletico Madrid me rezultatin 1-2. Për çudi, tekniku gjerman tha se është shumë krenar me ekipin e tij, duke theksuar se është pikërisht kjo mënyra që ata duan të luajnë në të ardhmen.
“Luajtëm një ndeshje brilante. Ishte e pabesueshme mënyra se si luajtëm. Mund të them se jam shumë krenar. Jam i zhgënjyer me rezultatin në fund, por kjo tregon gjithashtu që Atletiko është një ekip me përvojë. Ata po prisnin për këtë moment dhe për ta kjo është mjaftueshëm.
Kjo është mënyra se si duam të luajmë në të ardhmen. Le ta marrim për vitin e ardhshëm. Jemi pak të zhgënjyer përpara ndërprerjes së kampionatit, por do të kthehemi përsëri. Do të punojmë fort dhe do të stërvitemi fort”, tha Hansi Flick pas ndeshjes.