Sergino Dest është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Barcelona. Futbolisti ka ‘fajësuar; Xavi Hernandez për largimin e tij nga katalnasit, ndërsa shpehet se nuk ishte aspak i sinqertë me të.
23-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e PSV në kampionatin holandez, ka theksuar se i vjen shumë keq që aventura e tij me Barçës mbaroi kaq shpejt. Gjithashtu ka nënvizuar se fillimisht Xavi i i kishtë thënë se e kishte pjesë të planeve për sezonin e ri, ndërsa pasi u rikthyen nga pushimet gjithçka kishte ndryshuar.
“Ishte një turp që aventura ime tek Barcelona përfundoi në këtë mënyrë sepse e ndjeva se mund të jem ende i dobishëm për klubin, por kur vjen një trajner i ri dhe ka idetë e tij, ju nuk mund t’i ndryshoni ato. Xavi nuk ishte i sinqertë me mua. Në verë para se të shkoja në pushime ai më tha: ‘Po llogaris tek ti, mos i dëgjo mediat’… Kur u ktheva nga pushimet ai më tha, ‘Duhet të shkoni’.
Stili im i lojës bazohet në rreziqe por tek Barcelona, mua mu kërkua që të kem një qasje më ndryshe dhe kjo më bëri që të humb vetëbesim në vendimet e mia.
Të luaja për Barçën ka qenë një eksperience e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme. Barcelona do të jetë gjithmonë në zemrën time”, ka theksuar Dest, i cili u largua nga Barça si lojtar i lirë.