Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Rikthimet “gëzojnë” Barcelonën, Hansi Flick “fërkon duart”

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimet “gëzojnë” Barcelonën, Hansi Flick
Barcelona

Seancave stërvitore të Barcelonës, sot u janë bashkuar edhe dy futbollistët Fermin Lopez dhe Frenkie de Jong. Kjo pasi të dy lojtarët kanë pasur probleme shëndetësore dhe nuk mund të rriskonin veten më herët.

Sulmuesi Fermin Lopez u la jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës që mori kundër Athletic Bilbaos. Më herët ka pasur dhimbje edhe tek përballja me Chelsean, në Stamford Bridge.

Ndërsa nga ana tjetër mesfushori, Frenkie de Jong u rikthye në lojë pasi mungoi për shkak të 2 problemeve. Si fillim pezullimi e më vonë ai shfaqi dhe shqetësime shëndetësore.  

Lajmi i mirë ky për ekipin e Hansi Flick, në një kohë kur Barcelona ka përpara sfidën me Betis më 6 dhjetor në 18.30, në LaLiga. Kurse me 9 dhjetor në orën 21.00, do të luajë kundër Eintracht Frankfurt, në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu