Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Qëndrimi i Xavit te Barcelona, zbulohet arsyeja që i ndryshoi mendjen spanjollit

Shkruar nga NEWSPORT
Qëndrimi i Xavit te Barcelona, zbulohet arsyeja që i ndryshoi mendjen
Xavi - Barcelona

Xavi Hernandez nuk do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Trajneri spanjoll pati deklaruar në fillim të këtij viti se do të ndante rrugët me katalanasit, por tashmë ka bërë papraktheu dhe do të jetë në krye të kampionëve të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Xavi së bashku me Joan Laportën dhe drejtorin Deco bënë një mbledhje të gjatë. E cila rezultoi të ishte e ftushme. “Mundo Deportivo” ka zbuluar se cila është arsyeja e vërtetë që bindi Xavin të qëndrojë.

Sipas burimit në fjalë bëhet me dije se lojtarët kanë luajtur një rol kryesorë në qëndrimin e Xavit, pasi që ditën kur u informuan për largimin e tij kanë shkuar vazhdimisht në zyrë për t’i kërkuar të qëndrojë.

“Përkrahja e madhe e lojtarëve ishte çelësi i qëndrimit të Xavit. Që nga dita e parë, shumë lojtarë shkuan në zyrën e Xavit dhe u përpoqën ta bënin atë të ndryshonte mendje”, shkruan “Mundo Deportivo”.  Kujtojmë se Barça është eliminuar nga Champions League nga PSG-ja, ndërsa aktualisht ndodhen në vendin e dytë në La Liga me 11 pikë më pak se Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga