
Kapitenët e Barcelonës
Deri para pak javësh Ronald Araujo shihej gjithnjë e më larg Barcelons. Mosaktivizimi i mbrojtësit uruguaian nga trajneri Hansi Flick bëri që 25-vjeçari të mendonte seriozisht largimin.
Megjithatë, dëmtimi i Inigo Martinez bëri që Araujo të kalonte menjëherë në formacion si titullar gjithashtu dhe me shiritin e kapitenit në krah. Tashmë klubi dhe mbrojtësi janë vetëm një hap larg zgjatjes së bashkëpunimit mes tyre.
Sipas mediave spanjolle, uruguaiani ka mbërritur në zyrat e klubit të Barcelonës për të firmosur kontratën e re me ekipin. Kontrata aktuale e Araujo skadon vitin e ardhshëm, por në marrëveshjen e re do të skadojë në qershor të vitit 2030.
Poll