Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Plas “BOMBA” te Real Madrid, yjet e ekipit kërkojnë largimin e trajnerit Xabi Alonso

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “BOMBA” te Real Madrid, yjet e ekipit kërkojnë
Mbappe, Bellingham, Vinicius dhe Xabi Alonso

Dy javët e fundit kanë “trazuar” ndjeshëm frymën në ekipin e Real Madrid, ndonëse ata janë në krye të kampionatit spanjollë. Barazimet me Rayo Vallecano (0 – 0) dhe Elche (2 – 2) në La Liga kanë shërbyer si indikator për të demostrur një ngërç më të thellë, se sa mungesa e rezultateve, problemet e brendshme.

Sipas gazetarit iberikas Jorge C. Picon, shumë lojtar të Realit duan që Xabi Alonso të largohet. Thuhet se autoriteti që trajneri spanjollë përpiqet t’i imponojë grupit ka sjellë pakënaqësi në masë, sikurse taktikat që ai përdor nuk “përqafohen” prej futbollistëve.

Fakti që Alonso mori drejtimin e “Galaktikëve” vetëm në verën e këtij viti, e bën akoma më të çuditshme, ndërsa ka kontratë me “rekordmenët” e Champions-it deri në 2028-ën. Fjala e fundit do i takojë presidentit Florentino Perez për të vendosur “pikat mbi i”.         

Poll

Lexo gjithashtu