Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Pique rikthehet të flasë për Barçën: Do të fitojnë tituj, pjekuria e Yamal dhe Cubarsi është befasuese

Shkruar nga NEWSPORT
Pique rikthehet të flasë për Barçën: Do të
Gerard Pique

Gerald Pique është rikthyer të flasë për Barcelonën e Hansi Flick. Spanjolli ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku ka theksuar se afrimet e reja kanë ndikuar shumë në ekip.

Ndër të tjera është shprehur se kjo skuadër do të fitojë tituj, ndërsa afrimi i Dani Olmo i ka shtuar më shumë cilësi këtij ekipi. Gjithashtu nënvizoi se pjekuria e lojtarëve të rinj si Yamal dhe Cubarsi është shumë befasuese, ndërsa i shikon si lojtarët e të ardhmes së katalanasve.

“Për momentin po ecën shumë mirë, të rinjtë si Dani Olmo tashmë po ofrojnë paraqitje të mira, ashtu si edhe të rinjtë, të cilët tashmë i kishin. Ata kanë bërë paraqitje të mira dhe mendoj se kanë luftuar për titujt.

Cubarsi? Unë mendoj se Cubarsí ka treguar tashmë vitin e kaluar se ai mund të luajë shumë ndeshje si titullar dhe të bëjë shumë mirë. Pjekuria me të cilën ai i trajton ndeshjet është befasuese dhe padyshim talenti që ka. Duke konkurruar në moshën e tij në një klub si Barça me rrezikun për të luajtur si mbrojtës... ai po dëshmon se mund të luajë për shumë vite.

Yamal? Mendoj se gjëja më befasuese, si në rastin e Cubarsit, është pjekuria me të cilën ai fut në fushë. Duke qenë një anësor, që normalisht i pëlqen ballë për ballë, ai di shumë mirë të zgjedhë çdo situatë. Nëse ai sheh që është në vështirësi mbron topin, nëse sheh se mund ta sfidojë kundërshtarin, ai ka një nuhatje goli dhe është një lojtar i nivelit të lartë, me shumë potencial për Barcelonën në vitet e ardhshme”, ka deklaruar ish-veterani i blaugranave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga