
Lamine Yamal
Lamine Yamal nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij. Pasi humbi garën për Topin e Artë, sfidën e Barcelonës ndaj PSG-së, sulmuesi spanjoll ka marrë një tjetër lajm të keq.
Barcelona ka konfirmuar ditën e sotme se ylli i ekipit ka pësuar një dëmtim. Bëhet me dije se Lamine Yamal do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën 2 ose 3 javë.
Gjithashtu 18-vjeçari i talentuar do të humbasë dhe grumbullimin me kombëtaren e Spanjës. Yamal nuk do të jetë i pranishëm as në sfidën e së dielës për Barcelonën ndaj Sevillas.
View this post on Instagram
Poll