
Frenkie De Jong dhe Barcelona mund të ndajnë rrugët në merkaton verore që po vjen. Mesfushori hollandez pritet të nxirret në shitje nga klubi, për shkak se drejtuesit nuk janë të kënaqur me performancat e tij.
Katalanasit janë në pritje të ofertës së duhur për De Jong, me 26-vjeçarin që kë pëlqimin e shumë klubeve në Premier League.
Në ‘pole-position’ për të transferuar De Jong, është Manchester United. Këta të fundit këmbëngulën për mesfushorin katalanas edhe gjatë verës së shkuar, por Barcelona e cilësonte 26-vjeçarin të pashitshëm.
Në këtë verë gjithçka do të jetë ndryshe, pasi United vështirë të dorëzohet lehtë, me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që janë të gatshëm të shpenzojnë për të siguruar shëbimet e De Jong.
Ky i fundit do ta preferonte një kalim te Manchester United, aty ku do të ribashkohej me Erik ten Hag, trajner me të cilin ka punuar te Ajax në Hollandë.