Edhe pse nuk shënoi apo asistoi në fitoren kundër Barcelonës, Vinicius tërhoqi vëmendjen. Fillimisht u zëvendësua me Rodrygo në minutën e 72. Kur u njoh me këtë vendim, sulmuesi brazilian reagoi i revoltuar.
Pasi u drejtua për t’u larguar nga fusha, i mërzitur, nuk i dha dorën trajnerit Xabi Alonso, madje nuk shkoi as në stol, por drejt dhomave të zhveshjes. Nuk kaluan pak minuta dhe Vinicius iu bashkua shokëve në stolin e rezervave.
Në sekondat e fundit ndodhi përplasja me Lamine Yamal, e ku u nevojit ndërhyrja e policisë për të parandaluar dhunën fizike. U mendua se reagimi i Vinicius në rrjetet sociale pas dy episodesh të forta si protagonist, shto faktin që ekipi i tij fitoi ndaj një rivali të “përbetur”, u prit shpërthim dhe shfryrje, por 25-vjeçari ka habitur.
Duke injoruar debatin me Xabi Alonson, sherrin me Yamal dhe fitoren e “zëshme” ndaj Barçës: “Një e diel e këndshme ne shtëpi!!! PËRPARA REAL MADRID!!!”.
