
Toni Kroos është kthyer të flasë për La Liga-n spanjolle, kampionat në të cilin kaloi momentet më të lavdishme të karrierës së tij me Real Madrid. Ish-mesfushori gjerman shprehet se do të jenë pikërisht “Galaktikët” ata që do të shpallen kampion në këtë sezon të La Liga.
Ndër të tjera, gjermani sulmon keqazi Barcelonën, duke thënë se në momentin që ata fitojnë një ndeshje kundër Real Madrid, u duket si një trofe.
“Real Madridi do të fitojë La Ligën. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Do të ketë një betejë për vendin e dytë mes Atletico-s dhe Barcelonës. Unë besoj se Atletico do ta fitojë atë betejë. Si zakonisht, Barcelona do të festojë fitoret e saj ndaj Realit, por sinqerisht, nuk është një trofe. Nëse ata duan të ndryshojnë nivelin e tyre mendor, nis nga këtu”, ka thënë ish-mesfushori i “Los Blancos”.
Kujtojmë se momentalisht tabelën e renditjes në La Liga e udhëheq Real Madrid me 50 pikë. Vendin e dytë e mban Atletico me 49 pikë, ndërsa Barcelona të tretin me 48 të tilla.