Thibaut Courtois
Ndonëse ky sezon i Real Madridit mund të quhet i dështuar, duke parë se mund të dalin pa asnjë trofe të fituar. Megjithatë, “Los Blancos” mund të ngushëllohen me paraqitjet e shkëlqyera që ka kryer deri më tani Thibaut Courtois.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Real Madridi po mendon të vazhdojë edhe për disa vite të tjera në portë me gardianin belg. 32-vjeçari pritet të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll edhe për dy sezone të tjera.
Kontrata aktuale e Courtois skadon verën e vitit të ardhshëm, por pritet që bashkëpunimi të zgjasë deri në vitin 2027. Real Madrid e transferoi belgun në vitin 2018 nga Chelsea për shumën e 35 milionë eurove.
Poll