
Antony
Që nga largimi i tij nga Manchester United në merkaton e janarit, Antony ka rigjetur veten në skuadrën e Real Betisit. Sulmuesi brazilian është bërë protagonist në sfidat e fundit për klubin spanjoll.
Gjithashtu, në takimin e djeshëm ndaj Sociedadit që Betis fitoi 3-0, Antony realizoi një gol dhe asistoi në golin e tretë. Për eksperiencën e tij të re në Spanjë, 24-vjeçari doli në konferencë për shtyp.
“Jam shumë i lumtur këtu. Jam pritur shumë mirë nga të gjithë dhe ky ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm. Ndihem i lumtur në fushë, i motivuar për të treguar futbollin që më solli në Europë. Ka qenë vërtet një fillim shumë i mirë dhe dua të vazhdoj kështu”, shprehet braziliani.
Poll