Atletico Madrid do të luajë në transfertë ditën e sotme. Në “Camp Nou” i pret Barcelona, duel që do të startojë në orën 21:00 dhe është i vlefshëm për javën e 15-të të La Liga.
Në prag të kësaj sfide ka folur Diego Simeone. Ky i fundit ka theksuar se është një ndeshje me nivel të lartë dhe se do të jetë mjaft e luftuar.
“Nuk komentoj për atë që mendojnë të tjerët. Kur merr një kompliment tingëllon më bukur, por ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin si ekip, në evolucion dhe hapësira për përmirësim është më e madhe se ajo që po tregojmë.
Lloji i ndeshjes që presim është shumë i qartë. Ata kanë një sulm të jashtëzakonshëm, një stil loje pozicional dhe lojtarë të rëndësishëm individualë, dhe ne duhet të jemi të fortë në atë aspekt për të konkurruar dhe për ta çuar ndeshjen aty ku besojmë se mund t’i dëmtojmë.
Siç e shohin të gjithë. Barcelona ka treguar stilin e saj, lojën e saj pasi ata nuk e ndryshojnë strategjinë e tyre sulmuese apo linjën e tyre të avancuar. Kjo i ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe duke e ditur se do të luajmë kundër një skuadre që ka variacione.
Zakonisht nuk komentoj për gjyqtarët. Kam shumë respekt për ta dhe përpiqem t’i ndihmoj në çdo mënyrë që mundem, siç kemi bërë gjithmonë”, ka theksuar argjentinasi.
