
Tashmë ka marrë fund, Kylian Mbappe është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Seria disavjeçare e një ‘telenovele’ të gjatë përfundon këtu teksa ylli francez vesh më në fund fanellën e Los Blancos.
Mbappe ka reaguar pas zyrtarizimit te Real. Sulmuesi i njohur e quan ëndërr të realizuar, teksa e shoqëron me foto të tijën krah Ronaldos para disa viteve.
Postimi i Kylian Mbappe:
"Një ëndërr e realizuar, shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit të ëndrrës sime @realmadrid. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani.
Mezi pres t'ju shoh dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme. Hala Madrid!"
View this post on Instagram