Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Këputi ligamentin, reagon Carvajal: Duhet t’i nënshtrohem operacionit, do të rikthehem si një bishë

Shkruar nga NEWSPORT
Këputi ligamentin, reagon Carvajal: Duhet t’i nënshtrohem
Dani carvajal

Dani Carvajal pësoi mbrëmjen e djeshme një dëmtim të rëndë. Mbrojtësi i madrilenëve ka këputur ligamentin pas dëmtimit që mori në fitoren 2-0 të Realit ndaj Villarreal.

Lojtarit iu desht që të largohet nga fusha e blertë me ndihmën e një barele, ndërsa nuk mbajti dot as lotët. Një dëmtim shumë i vështirë, për të cilin Carvajal ka reaguar në rrjetet sociale.

Mbrojtësi ka konfirmuar dëmtimin, ndërsa ka treguar se së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni.  Rikuperimi i tij do të zgjasë dhe në këtë mënyrë veterani i “los Blancos” do të mungojë disa muaj.

“U konfirmua dëmtimi i rëndë i ligamentit kryqëzor, do të më duhet të kaloj në një operacion dhe do të jem jashtë fushës për disa muaj. Jam tashmë duke pritur të filloj rikuperimin dhe të kthehem si një bishë,” shkroi Carvajal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniel Carvajal (@dani.carvajal.2)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga