Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kartoni i kuq i Vinicius, Carlo Ancelotti: Do ta apelojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Kartoni i kuq i Vinicius, Carlo Ancelotti: Do ta apelojmë
Carlo Ancelotti

Real Madrid ia doli të triumfonte 2-1 ndaj Valencias mbrëmjen e djeshme. Takim ky që pati shumë raste dhe polemika.

Një nga episodet më të diskutueshme ishte momenti kur Vinicius Jr goditi në fytyrë me dcuart portierin kundërshtarë. Një veprim të tillë gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.

Carlo Ancelotti nuk është aspak darkort me ndëshkimin e brazilianit. Trajneri i madrilenëve nënvizon se klubi do ta apelojë diçka të tillë, pasi Vinicius nuk e meriton të pezullohet.

“Mendoj se ishin kartona të verdhë për të dy, si për portierin e Valencias, ashtu edhe për Vinicius. Ne do të apelojmë kartonin e kuq, nuk pajtohemi”, ka deklaruar timonieri italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga