
Marash Kumbulla
Pas pak në orën 21:00, Espanyoli do të presë në shtëpi Real Madridin në një ndeshje të vlefshme për javën e 22-të të LaLigës. Trajnerët tashmë kanë bërë të ditur dhe 11 titullarët që do të zbresin pas pak në fushen e lojës.
Trajneri i Espanyol, Gonzalez ka vendosur që nga minuta e parë të luajë Marash Kumbulla në qendër të mbrojtjes, ku detyra e tij është të markojë Kylian Mbappe.
Formacionet zyrtare:
Espanyol (4-4-2): Joan García; El Hilali, Cabrera, Kumbulla, Romero; Urko, Pol Lozano, Kral, Jofre; Puado, Roberto Fernández. Trajner: Gonzalez.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Lucas Vasquez, Tchouaméni, Rudiger, Fran García; Valverde, Ceballos, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Mbappé. Trajner: Ancelotti.
Poll