
Isco
Real Madridi ka marrë një goditje të fortë në garën për titullin kampion në Spanjë. “Los Blancos” janë mposhtur në transfertë nga Real Betis me përmbysje në javën e 26-të të LaLiga.
Takimi nisi mirë për madrilenët që kaluan në avantazh me një gol të Brahim Diaz, por një gol i Johnny Cardoso i dërgoi ekipet në barazim në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.
Megjithatë, ish-i i Real Madridit, Isco realizoi për vendasit nga pika e bardhë duke përmbysur gjithçka ndaj ish-ekipit të tij. Tashmë Real Madrid mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën, por mund të zbresë në vendin e tretë në rast të një fitoreje të Atletico Madrid në mbrëmje.
Goli i Isco
Poll