Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

I dha 1 pikë të "artë" klubit spanjoll, Vedat Muriqi mes 11 "yjeve" të La Ligas

Shkruar nga NEWSPORT
I dha 1 pikë të "artë" klubit spanjoll, Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është përfshirë në “Formacionin e Javës” në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në takimin e së hënës në La Liga dhe kjo ka bërë që ai të vlerësohet.

“Pirati” realizoi golin e vetëm të takimit të javës së 23-të për Mallorcan. Ishullorët barazuan në shtëpi 1-1 ndaj Osasunas dhe kjo falë penalltisë së ekzekutuar nga dardani.

Sulmuesi nga Kosova u tregua i saktë në minutën e 81-të për t’i dhënë klubit spanjoll një pikë të vlefshme.

Ky ishte goli i katërt sezonal për shqiptarin, i cili po tregohet super efikas në aventurën me kuqezinjtë. Nota 8 prej golit të rëndësishëm e katapultoi Muriqin në 11-shen e javës në krahë të “yllit” të Realit, Rodrygo.

I dha 1 pikë të "artë" klubit spanjoll, Vedat Muriqi
Vedat Muriqi në "Formacionin e Javës"

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga